Miratimi i tre ligjeve, Fule: Tė mbahet konsensusi ndėr-partiak pėr progresin e vendit drejt BE


Miratimi i tre ligjeve, Fule: Tė mbahet konsensusi ndėr-partiak pėr progresin e vendit drejt BE

Miratimin me konsensus të tre ligjeve për integrimin e ka përshëndetur edhe Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Stefan Fule. Në rrjetin social twitter Fule thekson se është shumë e rëndësishme të mbahet një konsensus ndër-partiak për progresin e vendit drejt BE.

Më herët votimin e tre ligjeve në Kuvend e kanë përshëndetur dhe trojka e Ambasadorëve në Tiranë, ai i SHBA, BE dhe OSBE-së.

Kuvendi i Shqiperise ka votuar dje me konsensus paketen e ligjeve te kerkuar nga Brukseli.Pas shume diskutimesh e replikash mes palesh, me 108 pro asnjë kundër, 1 abstenim, ligjin për Gjykatën e Lartë.

Me 107 vota pro, asnje kunder dhe 2 abstenim, Kuvendi miratoi pr.ligjin e dyte te kerkuar nga Brukseli per statusin, ate per “Për nëpunësit civilë”.

I treti ne radhe u miratua edhe projektligji per “Ndryshimin e Rregullores së funksionimit të Parlamentit”.



Share on Facebook